Aksident, 2 makina përplasen “kokë më kokë”, 1 i plagosur

Jugulajm.net
0 Min Read

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj së enjteje në rrugën e Arbrit, në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet.

Share This Article