Një ngjarje e rëndë ka ndodhur Greqi, ku një shqiptare në Selanik është përdhunuar nga një pakistanez.
Ngjarja ka ndodhur dje në zonën e Dhendropotamo, ku pakistanezi ka kapur 34-vjeçaren shqiptare dhe e ka çuar në një zonë ku nuk kishte lëvizje dhe e ka përdhunuar, ndërsa skenën e kanë parë dhe tre burra të tjerë.
E shkatërruar nga ajo që i ndodhi shqiptarja menjëherë ka bërë denoncimin në polici.
Policia greke ka nisur kërkimet dhe ka bërë të mundur arrestimin e një 25-vjeçari i akuzuar si bashkëpunëtor ndërse autori, një pakistanez i moshës 32-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia.