Aksident, kamioni përplaset me automjetin, humb jetën shoferi, plagosen 2 pasagjerët

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku një kamion është përplasur me një automjet në aksin rrugor Lezhë-Milot. Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit, ndërsa motra dhe djali i tij janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet me dije se shoferi i kamionit është shoqëruar në Komisariatin e Lezhës, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Lezhë–Milot, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. M., është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin kosovar K. B.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi  K. B., ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa motra e tij, shtetasja F. B., dhe djali i tij, shtetasi F. B., janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i kamionit, shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article