Një sherr ka ndodhur mes disa personave në një lokal mbrëmjen e kësaj së enjteje në qytetin e Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se nga konflikti dyshohet se një person është goditur.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka bërë shoqërimin e personit që dyshohet se është dhunuar, i cili ka rezultuar në gjendje të dehur. Gjithashtu edhe pronari i lokalit është shoqëruar për t’u pyetur për ngjarjen.
Nga ana tjetër policia po merr të gjitha kamerat e sigurisë për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në konflikt.
Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive banale dhe pritet të zbardhen detaje të tjera në vijim.




