Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor “Levan–Tepelenë”, në vendin e quajtur kryqëzimi i Cakranit.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Mercedes” dhe një “Peugeot”.
Si pasojë e përplasjes së fortë, ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt spitalit drejtuesi i mjetit “Peugeot”, 16 vjeç.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër ka pësuar dëmtime të lehta dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, si dhe një mjet zjarrfikës, për normalizimin e trafikut dhe pastrimin e rrugës.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i policise
Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Cakran, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 30 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin e mitur O. M, rreth 16 vjeç.
Si pasojë e përplasjes shtetasi O. M, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.




