Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, gjatë një vizite në Përmet, u takua me kryetaren e bashkisë Alma Hoxha për projektin e Qendrës së Riciklimit të Mbetjeve. Diplomati tha se projekte të tilla nga BE, do të shtrihen edhe në Gjirokastër, Korçë, por edhe në zona të tjera.
Në një prononcim për mediat, Gonzato u shpreh se vijnë në kuadër të negociatave të Shqipërisë me BE-në dhe grupkapitullit të mjedisit, që është edhe më i vështiri. Gonzato theksoi se deri në vitin 2036, në Shqipëri 65% e mbetjeve duhet të riciklohen dhe prandaj shtoi ai duhet të nisë puna që tani.
“Doja të diskutoj se si mund ta vijonim këtë bashkëpunim edhe në të ardhmen dhe dje filluam me disa të vogël por të rëndësishme dhe është qendra e riciklimit të mbetjeve jashtë Përmetit. Një qendër që do të bëjë të mundur uljen e mbetjeve që do të çohen, dhe do të riciklojë plastikën, letrën, aluminin dhe qelqin. Dhe në këtë mënyrë do të ulet ndikimi i mbetjeve te mjedisi. Një ndikim që është rritur edhe për shkak se është rritur turizmi. Për këtë arsye vlerësoi faktin se vetë bashkia i ka kushtuar vëmendje aspektit të qëndrueshëm të turizmit dhe mjedisit. Por ajo që i thashë kretares të bashkisë është se ata nuk kanë investuar vetëm në infrastrukturë, psh ndërtimi i kësaj qendre, por edhe te vetë njerëzit. Vajta të shikonim edhe shkollën këtu afër, dhe gjithçka që ka të bëjë me edukimin sa i përket mjedisit që është pjesë e shkollës. Dhe takuam mësues dhe nxënës që ishin entuziastë për të ruajtur mjedisin. Shqipëria ka hapur 5 nga 6 grup kapituj kryesorë që duhet të negociojë me BE. Dhe i fundit që u hap përfshin gjithçka që ka të bëjë me ndryshimet klimatike dhe mjedisin, kapitull i ndërlikuar me disa objektiva të qarta dhe ambicioze. Psh në Shqipëri deri në 2036, 65% e mbetjeve duhet të riciklohen. Duhet të nisim që tani, dhe të ndryshojmë mendësinë e qytetarëve. Dhe kemi një projekt të madh që mbulon edhe zonën e Gjirokastrës dhe Korçës”, tha Gonzato.
Gonzato përmendi edhe dy fonde prej nga 50 milionë eurosh që i kanë dhënë qeverisë për përmirësimin e efikasitetit të energjisë në ndërtesat publike si dhe për rininë. Mes të tjerash, diplomati tha se iu drejtua kryebashkiakes së Përmetit se duhet të trokasin në dyert e ministrive ku kanë dhënë fondet për të marrë pjesën që iu takon.
“I tregova kryetares së bashkisë se i kemi dhënë qeverisë 50 mln euro për të përmirësuar efikasitetin e energjisë në ndërtesat publike. Pjesë e këtyre 50 mln eurove edhe në qytete të ketë vende karikimi për automjete apo biçikleta elektrike. Ne patëm problem për të gjetur një vend për të karikuar makinën. Përparësi është edhe rinia dhe diskutuam se si t’i japim stimuj që të qëndrojë në ërmet ose të kthehen. Këtu sërish i tregova kryetares se BE i ka dhënë qeverisë 50 mln euro të tjera për garancinë rinore. Garancia rinore është program i rëndësishëm për rininë që ka ofruar në zona pilote edhe trajnime për rininë që të kalojnë nga bankat e shkollës në tregun e punës. I thashë haptas kryetares së bashkisë që t’i bini dyerve të ministrive ku kemi dhënë paratë që të përfitoni nga këto fonde që ka ofruar BE.”, tha Gonzato.



