Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotm, ku pronar i një agjencie udhëtimesh dhe disa bizneseve të tjera, është plagosur me thikë në lagjen nr. 2 të Kavajës.
Mësohet se autori ka hyrë në biznesin në pronësi të të plagosurit dhe i ka kërkuar këtij të fundit para. Ai ka refuzuar t’i japë, dhe autori për pasojë e ka qëlluar me thikë.
Ndërkohë, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim mjekësor në spital.




