78-vjeçari ndërron jetë 2 ditë pas aksidentit, ishte me biçikletë kur…

Jugulajm.net
1 Min Read

Ndërron jetë pas dy ditësh i moshuari 78-vjeçar i aksidentuari në aferesi te kryqezimin te fshatit Sovjan, Korçë.

Sipas informacioneve zyrtare, i moshuari po udhëtonte me biçikletë në rrugën nacionale Korçë–Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan, kur u përplas nga një automjet i cili po levizte me shpejtesi tej normave te lejuara ne nje nate me rreshje shiut.

Pavarësisht ndihmës mjekësore dhe qëndrimit nën kujdes intensiv te mjekeve në spital, 78-vjeçari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit eshte arrestuar tashme nga policia, ndërsa grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Share This Article