56-vjeçari gjendet i pajetë ne një stan në Dhëmblan, dyshohet se…

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 13.01.2026, rreth orës 14:00, është gjetur në një stan në fshatin Dhëmblan, trupi i pajetë i shtetasit S. Sh., 56 vjeç, banues në fshatin Anë Vjosë. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Ky shtetas dyshohet se e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article