Procedohet 43-vjeçari nga Nepravishta, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Ç., 43 vjeç, banues në fshatin Nepravishtë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article