Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar nga detyra drejtorin e burgut të Durrësit, Indrit Cerloj.
Vendimi vjen pas ngjarjes së djeshme ku i paraburgosuri Altin Ndoci u arratis nga spitali i Durrësit, ku ishte për të kryer një vizitë mjekësore.
Gjithashtu sipas njoftimit të bërë nga Drejtoria e Burgjeve, është shkarkuar i gjithë zinxhiri komandues i burgut të Durrësit.
Kujtojmë se për këtë ngjarje, më herët ditën e sotme u vunë në pranga 4 zyrtarë të burgut të Durrësit.




