Nga sot kush konsumon deri ne 700 kWh/muaj energji do të paguajë 8.5 lekë për kWh, ndërsa për familjarët që konsumojnë mbi 700 kWh/muaj çmimi mbetet 9.5 lekë për kWh.
Kështu nëse deri më sot familjet që konsumonin 700 kW paguanin 7980 lekë me TVSH, nga muaji i ardhshëm pagesa zbret në 7140 lekë ose 840 lekë më pak.
Ndërsa pa TVSH e njëjta faturë ulet nga 6650 lekë në 5950 lekë ose 700 lekë më pak.Porsa është numri i familjeve që përfitojnë nga kjo lehtësi.
Janë mbi 1 milion familje që konsumojnë deri në 700 kWh energji në muaj.
Ky vendim u mor në muajin janar nga Enti Rregullator i Energjisë, ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi pas vendimit për uljen e çmimit për abonentët familjarë se kjo lehtësi nuk u mor për qëllime elektorale por qeveria ka një plan për ta shndërruar Shqipërinë në një vend eksportues të energjisë deri në vitin 2030. Tarifa e re e energjisë elektrike që hyn në fuqi nga kjo e shtunë do të aplikohet deri në 31 dhjetor të këtij viti.