Policia ka shoqëruar një 12-vjeçar në Kavajë, i cili qarkullonte me armë zjarri pistoletë.
Gjatë kontrollit fizik të miturit ju gjet arma e zjarrit pistoletë me një karikator me fishekë luftarak.
Policia gjithashtu ka shoqëruar dhe proceduar penalisht babain e 12-vjeçarit, shtetasin B.A, 35 vjeç, për veprën penale keqtrajtimi i të miturve.
Ndërkohë policia raporton se po punohet në bashkëpunim me Prokurorinë për të gjetur se ku e ka marrë armën e zjarrit 12-vjeçari dhe për të dokumentuar edhe ngjarje te tjera ku dyshohet i mituri dhe babai i tij.
12-vjeçari për shkak të moshës është lënë i lirë ndërsa arma e zjarrit pistoletë dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.