Braçe reagon sërish, bën akuzën e fortë: Oligarku në Kuvend që bën paratë me drogë dhe…

Jugulajm.net
3 Min Read

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar sërish në rrjetet sociale, pas komenteve dhe kritikave që mori për qëndrimin e tij lidhur me reformën administrativo-territoriale. Këtë herë, ai ka publikuar një mesazh me akuza të rënda ndaj një personi që e përshkruan si “oligark” dhe që, sipas tij, është pjesë e politikës shqiptare.

Pa përmendur emra, Braçe pretendon se ky person ka ndërtuar pasurinë përmes tri mënyrave: shfrytëzimit të punonjësve, parave që ai i lidh me trafikun e drogës dhe transaksioneve që i cilëson fiktive e spekulative.

Në reagimin e tij, deputeti socialist ndalet fillimisht te komentet në rrjetet sociale, të cilat i konsideron të organizuara. Ai pretendon se pas tyre qëndrojnë persona të angazhuar për të sulmuar kritikët e “oligarkut”, duke i cilësuar si “patronazhistë” të tij.

Reagimi i Erion Braçes:

PATRONAZISTET E OLIGARKUT NE SULM!

E prisja, ka dy dite qe e ben;
Jo vetem ndaj meje por ndaj cilitdo te gjalli qe komenton ketu.

Shihini;
Jane pa fytyre, pa emra, pa postime, me fare pak ndjekes apo te ndjekur prej tyre. NUK EGZISTOJNE!

Jane robotet e kellires me te madhe qe ka politika sot;
ESHTE OLIGARKU I VETEM NE POLITIKE QE PAGUAN PATRONAZISTE NE TERRITOR E PATRONAZISTE NE RRJET!
Nese ate ne territor i ka bandite te dhunshem, keta ne rrjet i ka eunuke te dukshem;

Jam marre une me keta. Edhe me kete oligarkun jam marre.
Parate qe e bene te tille, OLIGARK, jane ne tre cikle;
Cikli i pare i parave te tij vjen era gjak. Jane mundi e sakrifica e djemve e vajzave te shfrytezuar barbarisht ketu, ne infrastrukturat e tij. Ka fituar pafund ai prej tyre, por te shfrytezuarit nuk marrin as sac marrin mesuesit sot si rroge; ai nuk i paguan asgje ketij vendi, transferon jashte parate e gjakut te te shfrytezuave ketu.

Cikli i dyte i parave te tij, vjen era miell, eshte ai mielli i ndyre qe masakron e vret djem e vajza edhe ketu; jane kusherinj te tij ata qe kane bere drogen ne Gjermani e qe ketu ishin punonjes politik te tij.

Cikli i trete i parave te tij, kane eren e spekullimit, shitje blerje fiktive, fryrje fiktivisht te vlerave, pasuri qe zmadhohet prej tyre.

Ja kam dorezuar heret une letrat e tyre agjencive te kesaj qeverie; ja bejne muuu; nuk e kam kuptuar kurre pse e kane falur. Si thoni? Pse e kane falur?

Share This Article