Moti i rënduar ka shkaktuar probleme edhe në lagjen më të vjetër të Delvinë. Në lagjen “Beqirefend” janë regjistruar rrëshqitje të dukshme dheu, të cilat kanë arritur deri mbi disa banesa, por fatmirësisht pa shkaktuar dëme apo rrezik për jetën e banorëve.
Edhe gjatë paradites së sotme, ndonëse reshjet e shiut vijonin, shërbimet e Bashkia Delvinë së bashku me banorët e zonës kanë qenë në terren për të stabilizuar situatën dhe për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm.
Autoritetet lokale po monitorojnë nga afër gjendjen, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes për shkak të kushteve të paqëndrueshme atmosferike.




