Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të thata me origjinë perëndimore.
Meteorologët nuk parashikojnë reshje shiu për këtë të diel.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 15 °C;
në vendet e ulëta: 3 / 17 °C;
në vendet malore: 1 / 14 °C.