Aksident, makina del nga rruga, humb jetën 19-vjeçari, plagosen 2 adoleshentë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë me vdekje është regjistruar pas mesnatës në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën “Marikaj”.

Sipas informacioneve praraprake të policisë, një 18-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi E. B., rreth 19 vjeç, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 00:40, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën e “Marikaj”, shtetasi D. D., rreth 18 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi E. B., rreth 19 vjeç, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe sqarimin e rrethanave.

Share This Article