LAJM I FUNDIT/ Aksident, përplasen disa makina, plagosen 3 persona

Jugulajm.net
0 Min Read

Disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të kryqëzimit të Gajushit në superstradën Lezhë-Milot.

Nga përplasja, kanë mbetur të plagosur rëndë 3 persona.

Mes tyre, edhe një grua me vajzën e saj.

Siç raportohet ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur Policia.

Share This Article