Horoskopi sot:
DASHI
Do të jetë një ditë e ngjeshur dhe duhet të shmangni fjalët e drejtpërdrejta. Është më mirë të dëgjoni përpara se të reagoni. Në punë iniciativat janë të favorizuara, mund të merrni përgjigjen e pritur.
DEMI
Keni nevojë për stabilitet dhe konfirmim konkret në dashuri. Një gjest flet më shumë se fjalët. Në punë këmbëngulja shpërblehet, ecni ngadalë.
BINJAKËT
Në dashuri do të komunikoni me partnerin tuaj dhe do jepni sqarimet më pozitive të mundshme. Në punë keni ide të shkëlqyera, por jepni përparësi.
GAFORRJA
Në dashuri keni ndjeshmëri e fortë, kërkoni mirëkuptim të ndërsjellë. Në punë kushtojini vëmendje detajeve të rëndësishme.
LUANI
Sot do të dukeni sharmant, por duhet të shmangni një qëndrim dominues para syve të partneres suaj. Në punë keni karakteristikat e një lidershipi, do ju paraqiten mundësi interesante.
VIRGJËRESHA
Konkretësia dhe sinqeriteti forcojnë lidhjen tuaj në çift. Në punë preciziteti shpërblehet, do të jetë një ditë produktive. Sa i përket shëndetit duhet të shmangni akumulimin e stresit.
PESHORJA
Dëshira për harmoni në dashuri dhe diskutim të nevojshëm me partnerin tuaj. Në punë do të keni bashkëpunime të dobishme, qëndroni diplomatikë.
Balanconi angazhimet dhe pushimin.
AKREPI
Intensitet emocional në dashuri, do të bëni një sqarim që do tu çlirojë në maksimum. Në punë keni vendosmëri, do të duhet të mbyllni një çështje të lënë hapur.
SHIGJETARI
Dëshirë për qetësi dhe spontanitet në dashuri. Në punë keni ide të reja dhe të vlefshme, ndërmerrni veprime. Sa i përket shëndetit vitaliteti është i mirë, rekomandohen ushtrime.
BRICJAPI
Stabiliteti dhe dialogu i pjekur forcojnë marrëdhënien tuaj në çift. Në punë do të duhet të ndërmerrni hapa konkretë. Sa i përket shëndetit pushimi është i nevojshëm për ekuilibrin.
UJORI
Zhvillime të reja janë në rrugë e sipër, një surprizë e këndshme është e mundur në dashuri. Në punë kreativiteti është në qendër të vëmendjes, ndryshoni strategjinë tuaj.
PESHQIT
Romancë e sinqertë, do përjetoni emocione të përbashkëta të bukura në çift. Në punë ndjeshmëria është e dobishme në marrëdhëniet profesionale.




