Biznesmeni tepelenas, Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka arritur të takohet me ikonën muzikës shqipe, Parashqevi Simaku.

Në një post në rrjetin e tij social, Ilirjani ka ndarë një foto duke u përqafuar me Simakun.

Krahas fotos, ai shkruan “Parashqevi Simaku është mirë! Sapo u takuam dhe po pimë kafen e parë! Ajo do të jetë shumë mirë tani dhe do këndojë sërish për publikun shqiptar”.

Ndër të tjera Eltoni falënderon emigranten shqiptare në SHBA, Elvira Tata, e cila takoi pak ditë më parë këngëtaren Parashqevi Simaku.

Në një tjetër “insta story”, ai ka ndarë pamjet nga ambienti i ri ku do të qëndrojë Simaku.

Këngëtarja Parashqevi Simaku është larguar prej gati 3 dekadash nga skena, ndërkohë që pas emigrimit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka eliminuar çdo dalje në ekran.

Por, një video e publikuar pak ditë më parë, që po bën xhiron e rrjetit tregon artisten duke marrë ndihma sociale në New York. Ndonëse nuk dihet nëse grua në videon që u transmetua në ABC News është Parashqevi Simaku, shumë shqiptarë që jetojnë atje thonë se Simaku Nohfe, sikurse prezantohet ajo në kanali amerikan, është pikërisht Parashqevi Simaku.