Një trup i pajetë është gjetur në fshatin Orizaj, Berat, në ujërat e lumit Osum.
Sipas burimeve nga policia, bëhet fjalë për një 32-vjeçar me inicialet J.M.
Mësohet se nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkoë që policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Berat/Informacion paraprak
Më datë 16.01.2023, rreth orës 15:00 në fshatin Orizaj, Berat, në ujërat e lumit Osum është konstatuar i mbytur në ujë, shtetasi J.M., 32 vjeç, banues në Berat.
Për shtetasin J.M., mëngjesin e sotëm, kanë bërë kallëzim në Polici, familjarët e tij, ku kanë deklaruar se më datë 15.01.2023 është larguar nga banesa shtetasi J.M.
Trupi i pajetë i 32-vjeçarit, është nxjerrë nga uji dhe do të dërgohet pranë morgut të spitalit Berat, për ekzaminime të mëtejshme.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.