Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj së shtune, ku një kamion i drejtuar nga B. K., 30 vjeç, është përplasur me një automjet tjetër që kishte si drejtues K. H., 65 vjeç, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”.
Si pasojë e këtij incidenti, drejtuesi i automjetit K. H., dhe tre pasagjerë, L. L., B. K., dhe L. T., po trajtohen në Spitalin Rajonal Shkodër, kumfatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor është angazhuar për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të siguruar informacionin e nevojshëm për hetimet e mëtejshme.




