Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar të shpallur në kërkim për vjedhje.
Ditën e djeshme, 29-vjeçari vodhi një automjet në lagjen nr.13 dhe shkoi drejt Elbasanit. Gjithashtu ai vodhi një celular dhe çantën me sende personale të një turisti nga Bosnje Hercegovina, në një hotel në lagjen nr.14.
Policia bën me dije se shtetasi T.H ishte shpallur në kërkim për 4 vjedhje.
“Pas kallëzimeve të 2 shtetasve se më datë 14.08.2024, iu ishin vjedhur automjeti dhe sende personale, Komisariati i Policisë Durrës identifikoi autorin dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të punës me Policinë e Elbasanit, u mundësua brenda pak orësh arrestimi i tij, gjatë tentativës për t’u larguar me automjetin që kishte vjedhur.
Konkretisht, në kuadër të operacionit “Saga”, u ndalua shtetasi T. H., 29 vjeç, banues në Skrapar. Ditën e djeshme, në lagjen nr.13, ai ka vjedhur automjetin dhe celularin e shtetasit A. Sh., ndërsa në një hotel në lagjen nr. 14, ka vjedhur çantën me para dhe me sende personale të një turisti nga Bosnje Hercegovina, shtetasit A. T.. Gjithashtu, nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 29-vjeçari ishte në kërkim nga Policia e Tiranës, për 4 vjedhje”, njofton policia.
Sekuestrohen makina, dy telefona, një medalion floriri, një parfum, zyze qe dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet.