Një program i pasur aktivitetesh kulturore dhe artistike po gjallëron qytetin e Gjirokastrës në këtë atmosferë të festave të fundvitit.
Trupa e Cirkut Kombëtar solli në qytetin e gurtë një shfaqje festive duke tërhequr publikun e të gjitha moshave. Sipas Gerald Shima drejtor artistik i Cirkut Kombetar trupa eshte e kënaqur që artin e cirkut e transmetojmë kudo shkojmë, çdo qytet na mirëpret dhe sot jemi në Gjirokastër, në këtë atmosferë festash nuk mund të mungojnë artistët e cirkut për të dhuruar emocione për të gjithë publikun i cili ndodhet me ne këtu sot.
E veçantë ishte edhe mbrëmja muzikore e artistëve të ardhur nga Italia. Në skenën artistike në zonën muzeale ata interpretuan pjesë operistike si dhe muzikën e filmave të njohur për artdashësit. Barbara Luccini sopranoja italiane shprehet se në vizitën e saj të parë në Shqipëri ngeli e surprizuar nga bukuria.
Ndersa Aliano Fridani pianist u shpreh se pati kënaqësi të rikthehej për herë të tretë në Shqipëri tek populli që do kulturën dhe artin. Koncerti i mbrëmjes së sotme i dedikohet Enio Morikones, muzikës së filmave të tij, dëshiroj të falënderoj publikun e Gjirokastrës që na mirëpriti në këtë atmosferë të ngrohtë festash-shprehet Fridani.
Aktivitetet kulturore do të vazhdojnë përgjatë ditëve të festave duke tërhequr edhe turistët që vizitojnë Gjirokastrën në stinën e dimrit.



