Një atentat mafioz ndodhi këtë mbrëmje në Lezhë, ku u ekzekutua me armë zjarri Gjovalin Prendi.
Prendi mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Lezhës, por si pasojë e plagëve të marra, nuk mundi të mbijetojnë.
Viktima është babai i Roan Brahimit alias Sidorel Prendi, i cili u ekzekutua me armë zjarri nga një atentat mafioz në Athinë më 9 maj 2024.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Në fshatin Pllanë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. P. 64 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë”, sqaron policia.
Forca të shumta të Policisë kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes.




