Një aksident në aksin Korçë-Pogradec është regjistruar mëngjesin e sotëm.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur  në afërsi të fshatit Velitërnë ku një makinë tip “Mercedes” ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafikndarësen dhe më pas ka rënë ne kanal.

Dyshohet se shkaqet e aksidentit kanë qenë shpejtësia e lartë dhe një parakalim i gabuar, i cili i është kryer nga drejtuesi i mjetit në momentin e aksidentit.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidenti.