Ilir Meta del nga kafazi, Gjykata i pranon kërkesën

Jugulajm.net
1 Min Read

Gjykata e Apelit ka pranuar këtë të hënë kërkesën e Ilir Metës që seanca gjyqësore ndaj tij të zhvillohet pa qëndrimin e tij në kafazin e qelqtë. Vendimi u shpall gjatë ditës së sotme nga gjykata, me gjyqtare Saida Dollanin.

Me këtë vendim, Meta do të lejohet të qëndrojë pranë avokatit të tij gjatë zhvillimit të gjyqit, në vend që të qëndrojë në hapësirën e izoluar prej xhami.

Ndërkohë, në orën 15:30 pritet të shqyrtohet një tjetër kërkesë e Ilir Metës, ajo që lidhet me masën e sigurisë ndaj tij.

Vendimmarrja për masën e sigurisë pritet të përcaktojë nëse Meta do të mbetet në qeli, apo do t’i ndryshohet masa e sigurisë.

Share This Article