Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet, arrestuan në flagrancë shtetasin E. R., 47 vjeç, banues në Përmet, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, ka hyrë me dhunë në banesën e një 42-vjeçareje me aftësi të kufizuara.
Gjithashtu, dyshohet se e ka ngacmuar sekualisht atë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.