Humbi jetën e moshuara, procedohet Drejtoresha dhe Kryekujdestarja e Azilit Gjirokastër, si dhe infermieri i Spitalit pasi…

Jugulajm.net
1 Min Read
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetaset: D. D., 50 vjeçe, banuese në Gjirokastër, me detyrë Drejtoreshë e Shtëpisë së të Moshuarëve Gjirokastër dhe Dh. Zh., 52 vjeçe, banuese në Gjirokastër, me detyrë kryekujdestare në këtë institucion.
Veprimet procedurale u kryen pasi nga hetimet e kryera për rastin e ndodhur më 04.03.2026, në Shtëpinë e të Moshuarëve, ku dyshohej se ra aksidentalisht nga tarraca, shtetasja Sh. Z., 72 vjeçe, e cila humbi jetën më datë 04.03.2026, gjatë transportimit në Spitalin e Truamës, rezultoi se kjo shtetase ishte vetëhedhur nga tarraca.
Në vijim të veprimeve për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. H., 37 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë infermier në Spitalin Rajonal Gjirokastër, pasi nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese që 72-vjeçarja kishte humbur jetën edhe pse kishte dijeni se për rastin kishin nisur hetimet.
Share This Article