Me urdhër të Porokurisë së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kanë përfunduar 14 persona, të akuzuar për trafik droge

Në total Spak ka lëshuar 20 urdhër arreste për këtë operacion nga të cilat 14 janë ekzekutuar dhe 6 persona jane shpallur në kërkim.

Sipas burimeve operacioni është shtrirë në disa qytete të Shqipërisë: në Vlorë, Korçë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan.

Lidhur me këtë operacion, SPAK-u ka njoftuar se në orën 13.30, pranë ambienteve tona në SPAK, do të mbahet dhe një konferencë për shtyp lidhur me Krimin e Organizuar dhe në bashkëpunim me autoritete të huaja, ku do të jepen dhe detaje nga ky mega-operacion.