Kandidati i koaliciont opozitar BASHKE FITOJME per Bashkine e Memaliajt Albert Malaj, ka denoncuar mungesen e energjise elektrike per banoret e 25 fshatrave te njesive administrative Buz e Luftinje.
Ne nje deklarate per shtyp te shperndare mediave pak me pare, zoti Malaj akuzon KESH qe eshte pjese e RILINDJES, per kete problematike disa vjecare. Me 14 maj banoret e ketyre zonave do t;i thone JO ofertes se Rilindjes per te udhehequr serish kete bashki.
Deklaratë e kandidatit të Koalicionit BASHKË FITOJMË PËR Bashkinë Memaliaj Albert Malaj.
Në orët e fundit, mijëra banorë të Njësive Administrative Buz e Luftinjë, pjesë e Bashkisë Memaliaj, u është privuar furnizimi me energji elektrike. Banorët e këtyre zonave as nuk janë njoftuar për mungesën e korrentit në banesat e tyre dhe as janë paralajmëruar më parë. Nga informacionet që kam hulumtuar në terren dhe nga vetë banorët e këtyre zonave, bëhet e ditur se mungesa e energjisë është bërë tashmë e zakonshme dhe e përhershme sa herë që bie një pikë vese. Investimeve të Rilindjes, u del boja sa herë që bie një ves shi. Përkushtimi ndaj banorëve të këtyre trevave është shenjë e qartë sesa me seriozitet u përgjigjet sekti i Rilindjes nevojave elementare që kanë për të jetuar. Për të mos përmendur anomalitë që u shfaqen banorëve nga takimi dhe stakimi i energjisë elektrike çka reflektohet në dëmtimin e pajisjeve elektroshtëpiake për të cilat OSHEE e kontrolluar nga ky sekt, nuk mban asnjë përgjegjësi. Banorët e Buzit dhe Luftinjës, prej vitesh ankohen për këtë problamatikë por asnjë masë nuk është ndërmarrë. Ndonëse pretendohet se është investuar qindra milionë lekë për rehabilitimin e rrjetit të përcjelljes së energjisë elektrike, është dëshmi e qartë që ato kanë shkuar në xhepat e hajdutëve rilindas.
14 maji do të ndëshkojë me votën e qytetarëve të lirë sektin e Rilindjes i cili në 10 vite, u’a ka bërë ferr jetën banorëve të Memaliajt.
Bashkë Fitojmë !!!