2 tërmete ”tundin” Shqipërinë brenda pak minutash, ja se ku…

Jugulajm.net
1 Min Read

Dy lëkundje sizmike janë regjistruar këtë pasdite në Shqipëri brenda një intervali prej vetëm 10 minutash.

Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti i parë ndodhi ishte me epiqender ne Fushe Kruje me magnitudë 2.2 të shkallës Rihter, në një thellësi prej 15 km.

Vetëm 10 minuta më vonë u regjistrua një tjetër lëkundje më e fortë, me magnitudë 3. Rihter, në një thellësi prej 5 km, shumë pranë epiqendrës së tërmetit të parë.

Të dyja lëkundjet u ndjenë në disa zona të vendit, por deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

Share This Article