Itali, 10-vjeçari shqiptar ndërron jetë pasi u rrëzua në park

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një djalë 10-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pasi po luante në sheshin e qytetit kur rrëshqiti, goditi kokën dhe u rrëzua.

Goditja ishte shumë e fortë dhe i shkaktoi arrest kardiak.

Sipas raportimeve të mediave italiane, mjekët u përpoqën për më shumë se 45 minuta ta rikthenin në jetë, por fatkeqësisht nuk ia dolën.

Trupi i fëmijës u dërgua në morg, ndërsa autoritetet dhe karabinierët kanë nisur hetimet.

Prokurori mund të urdhërojë një autopsi për të sqaruar plotësisht shkakun e vdekjes.

Share This Article