Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar një sërë takimesh gjatë javës që lamë pas në Dibër.
Ndër të tjera, ambasadorja Kim ka vizituar edhe vendlindjen e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastirot Skënderbeu, fshatin Sinë.
Por jo vetëm kaq, ambasadorja ka mësuar se si bëhen jufkat e famshme të Dibrës, një gatim tradicional shqiptar.
Përmes një postimi në Instagramin zyrtar, ambasadorja ka ndarë me ndjekësit eksperiencën e saj.
“Javën e kaluar, vizitova rajonin e bukur të Dibrës për të parë sesi USAID mbështet biznesin dhe turizmin në Shqipëri. Në partneritet me @albanianlocalcapacity & @sëedeninalbania, SHBA ka trajnuar guida turistike lokale, duke mbështetur bujtina dhe duke shënuar shtigje hiking. Së bashku, ne kemi ndihmuar tashmë fshatrat si Rabdisht dhe Vakuf të tërheqin më shumë turistë nga Shqipëria dhe përreth botës. Është e mrekullueshme të shohësh se si mbështetja e SHBA ka pasur ndikim të qëndrueshëm në sektorin e turizmit të Dibrës. Ishte kënaqësi të takoja pronarët e bujtinave dhe guidat turistike, të mësoja se si të bënin jufkën e famshme të Dibrës dhe të eksploroja më shumë kulturën dhe historinë e pasur të veriut të mrekullueshëm të Shqipërisë. Më vjen mirë që pata rastin të vizitoj Sinë, vendlindjen e të madhit Gjergj Kastrioti!”