Zbulohet arsenal armësh në qytetin e Gramshit. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se arka të vjetra, granata e një sasi municioni luftarak janë gjetur në fshatin Çekrezë, në një banesë të pabanuar.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin ku janë konstatuar lëndët plasëse, kanë siguruar perimetrin e sigurisë dhe vijon puna për dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi i policisë:

Gramsh/Informacion paraprak

Në fshatin Çekrezë, në një banesë të vjetër prej guri dhe të pabanuar (pronari i së cilës nuk jeton më), janë gjetur në arka të vjetra, disa granata dhe një sasi municioni luftarak.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin ku janë konstatuar lëndët plasëse, kanë siguruar perimetrin e sigurisë dhe vijon puna për dokumentimin ligjor të rastit.