Një 43-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në punë.
Aksidenti ka ndodhur ditën e sotme në Carpenedolo, Itali, në kompaninë Marmi Ghilardi në via Santa Croce.
Sipas informacioneve të para nga mediat italiane, 43-vjeçari me origjinë shqiptare po punonte në çatinë e magazinës, duke vendosur disa termo panele, kur u rrëzua nga një lartësi mbi 10 metra.
Një ambulancë dhe një helikopter u dërguan në vendngjarje për shpëtim, por gjithçka ishte e kotë.
Punëtori shqiptar, punonjës i një kompanie të jashtme, pësoi trauma dhe lëndime të cilat, për fat të keq, rezultuan fatale.