65-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet se është…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e vonë të së hënës në Vaun e Dejës.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës  21:00, në fshatin Paçram, ku në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Share This Article