Një aksident është regjistruar të martën në rrugën nacionale ”Sarandë – Delvinë”, në afërsi të fshatit Stjar, përballë fshatit Mavropull, ku një makinë tip ”Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Për rrjedhojë kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja. Menjëherë është njoftuar ambulanca e cila i ka transportuar në urgjencën e Sarandës për ndihmë mjekësore.
Sipas bluzave të bardha janë dëmtuar lehtë dhe janë jashtë rrezikut.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme.
Paraprakisht dyshohet që drejtuesi i mjetit të ketë qenë në gjendje të dehur.




