Studio Ligjore DOKA, dje ka mbushur dy vjet egzistence.
Atmosfera e ketij dy vjetori, ka qene spektakel i vertete i nderthurur me surpriza te shumta. Enkas per kete event te papare ndonjehere ne Gjirokaster, kishte ardhur nje prej zerave me te kerkuar ne Shqiperi sikurse ishte kengetari i miernjohur Altin Sulku i cili ka interpretuar hitet e tij me te bukura dhe kenge te cilat u shoqeruan nga publiku me duarttrokitje.
Studio Ligjore “DOKA” ka krijuar nje baze te vertete besueshmerie tek njerezit ne Gjirokaster, aq sa ne dy vite egzistence, ka zgjidhur me qindra çeshtje ne favor te klienteve te saj, duke krijuar nje imazh te pakrahasueshem dhe besueshmeri bazuar tek respektimi i ligjit dhe interesit publik.
Pronarja e kesaj studioje ligjore Stela Doka, pohon se synimi i saj, eshte zgjerimi i aktivitetit te kesaj studioje edhe jashte kufijve te Shqiperise sikurse ne Greqi, nderkohe qe ne Gjermani kjo studio ka perfaqesine e vet ne Hanover.
Studio Ligjore DOKA synon te çele edhe filjalin e saj ne Durres.



