Aksident, përplasen 2 automjete, një viktimë dhe dy të plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj së premteje, ku sipas të dhënave paraprake, një “Mercedes” me drejtues R. M. nga Borizana është përplasur me një “Pasat” që drejtohej nga N. R. nga Mirdita.

Ngjarja ka ndodhur në superstradën Fushë-Krujë – Milot, në afërsi të Thumanës.

Për pasojë, N. R. është plagosur rëndë, ndërsa pasagjerja që udhëtonte me të, T. L., ka humbur jetën. Gjithashtu, një grua që ndodhej në biznesin e saj pranë vendit të ngjarjes është plagosur pasi u godit nga një pjesë e automjetit Pasat.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë ndërprerja e gabuar e rrugës nga Pasati dhe shpejtësia e lartë e Mercedesit, ndërsa policia vijon hetimet.

Share This Article