Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. P., 28 vjeç, banues në Memaliaj, pasi i ka marrë me vetëgjyqësi, automjetin, shtetasit E. B., për një borxh të pashlyer.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




