VIDEO/ Moti i keq, rrëshkitje dheu në fshatin Vasjar të Memaliajt

Jugulajm.net
1 Min Read

Koha e keqe ne ditet e fundit nuk ka lene pa prekur edhe zona te ndryshme te Bashkise Memaliaj. Disa fshatra kane qene ne fokusin e permbytjes dhe rreshkitjes se dherave, duke shkaktuar demtime serioze ne infrastrukture por dhe ne banesa.

Fshati Vasjar eshte nje prej tyre. Tre banesa ne kete fshat jane shnderruar ne te pabanueshme, rruget dytesore kane qene te ngarkuara me inerte ndersa kane patur dhe rreshkitje te dherave, apo dhe ulje te nivelit te truallit ne shume fragmente shtufore.

Dy nga tre banesa qe u demtuan nga furia e rreshjeve dhe rreshkitjes se tokes, sot gjenden ne pozitat fillestare. Ato rezultojne te pabanueshme.

Bashkia e Memaliajt nga ana e saj ka derguar qe ne fillimet e situates grupet e verifikimit dhe ka evidentuar pasojat, qe la pas koha e keqe ne banesa dhe infrastrukture.

Nderhyrja sipas Bashkise Memaliaj eshte ne plan momentin kur qeveria shqiptare alokon fondet.

Share This Article