Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i Euro 2024, kompeticion në të cilin do ta marrë pjesë edhe Shqipëria.

“Finance Football” vetëm pak para fillimit të Europianit “Gjermani 2024”, ka publikuar listën me renditjen e trajnerëve më të paguar.

Në vendin e parë në këtë listë renditet trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, me plot 5.8 milionë euro.

Ndjekësi më i afërt i anglezit është 1 milionë euro larg, me Julian Nagelsmann që paguhet me 4.8 milionë.

Ndërkohë që trajneri i Kombëtares sonë, braziliani Sylvinho, renditet në vendin e 16-të me 750 mijë euro.

Ndërsa lista mbyllet me trajnerin e përfaqësueses së Gjeorgjisë, Willy Sagnol i cili përfiton 200 mijë euro.

Lista:

1. Gareth Southgate ANGLI €5.800.000

2. Julian Nagelsmann GJERMANI €4.800.000

3. Roberto Martínez PORTUGALI €4.000.000

4. Didier Deschamps FRANCË €3.800.000

5. Louis van Gaal HOLANDË €3.000.000

6. Luciano Spaletti ITALI €3.000.000

7. Vicenzo Montella TURQI €1.800.000

8. Murat Yakin ZVICËR €1.600.000

9. Ralf Rangnick AUSTRI €1.500.000

10. Domenico Tedesco BELGJIKË €1.500.000

11. Zlatko Dalić KROACI €1.500.000

12. Dragan Stojković SERBI €1.400.000

13. Luis de la Fuente SPANJË €1.250.000

14. Serhiy Rebrov UKRAINË € 1.250.000

15. Kasper Hjulmand DANIMARKË €1.150.000

16. Sylvinho SHQIPËRI €750.000

17. Michal Probierz POLONI €560.000

18. Steve Clark SKOCI €550.000

19. Francesco Calzona SLLOVAKI €540.000

20. Marco Rossi HUNGARI €300.000

21. Matjaž Kek SLLOVENI €300.000

22. Ivan Hašek ÇEKI €250.000

23. Edward Iordănescu RUMANI €240.000

24. Willy Sagnol GJEORGJI €200.000