EMRAT/ Lejuan kazino dhe shtëpi bari, përjashtohen nga policia ish-drejtuesit e…

Jugulajm.net
1 Min Read

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka vendosur masa disiplinore për disa ish-drejtues të policisë së Lezhës.

Ish-zv.drejtori i rendit Taulant Gjoka dhe ish-shefi i komisariatit Oltion Gjoni janë përjashtuar nga radhët e policisë për shpërdorim detyre pasi lejuan lojërat e fatit dhe kultivimin e kanabisit.

Për ish-drejtorin e policisë së Lezhës, Altin Mena u vendos ulje ne gradë për 5 vite. Ndërkohë për zv.drejtorin për krimet, Kujtim Gjokën është vendosur shtyrje e afatit të gradës.

AMP pritet që të nisë hetim për verifikime të mëtejshme.

Këto masa erdhën pas zbulimit të një kazinoje në qytetin e Lezhës dhe një shtëpie bari ne Rrilë.

Share This Article