Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen P. P., banuese në Memaliaj, pasi kur ka qenë punonjëse e një institucioni në Memaliaj, dyshohet se ka bërë ndryshime në regjistra, të gjeneraliteteve të një shtetasi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




