36-vjeçari plagoset me thikë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 36-vjeçar është plagosur me mjet prerës  nga personi me iniciale L.O.

Sipas asaj që bën të ditur policia ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 3, në Pogradec, rreth orës 20:20, teksa i dëmtuari është dërguar në spital për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit L. O.

“Në lagjen nr 3, rreth orës 20.20, gjatë një konflikti fizik, shtetasi L. O, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës  shtetasin M. T., 36 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjeksore. Shërbimet e Policisë  vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit L. O. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.

Share This Article