Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Ai është sjellë nga Burgu i Durrësit ku ndodhet në paraburgim, për t’u përgjigjur në lidhje me hetimet që po zhvillohen ndaj tij.
Veliaj ka dhënë shpjegime në prani të dy avokatëve të tij mbrojtës, Ermir Beta dhe Artur Selmani.
Marrja në pyetje është zhvilluar në cilësinë e tij si person nën hetim dhe ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta.
Ndërkohë, as avokatët dhe as vetë kryebashkiaku nuk kanë dhënë deklarata për mediat pas përfundimit të seancës së marrjes në pyetje.