FOTO nga aksidenti, (EMRI) humb jetën 39-vjeçari, ‘BMW’ dhe ‘Opel’ u përplasën “kokë më kokë”

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e kësaj të diele, ku bëhet me dijese një “BMW” dhe një “Opel”, janë përplasur “kokë më kokë” në aksin nacional Çermë-Divjakë, në fshatin Çermë-Shkumbin.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 39-vjeçari Bajram Kaçani, i cili udhëtonte me automjetin tip Opel. Mësohet se viktima ishte babai i tre fëmijëve, duke e bërë edhe më të rëndë tragjedinë për familjen e tij.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe pesë persona të tjerë, të cilët ndodheshin në automjetin BMW, mes tyre tre fëmijë. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Share This Article