Agjencia Kombëtare e Ushqimit ka ndaluar në kufi, një subjekt që kishte importuar një sasi vezësh çokollate Kinder, të cilat po hiqen nga tregu pas dyshimeve për Salmonelë.
Në këtë kontekst, AKU u kërkon konsumatorëve shqiptarë që të mos blejnë dhe as të mos konsumojnë, çokollatat Kinder, siç bëhet e ditur në njoftimin në vijim:
“Lidhur me evidentimin e disa rasteve helmimesh nga Salmonella në produkte çokollate në Britaninë e Madhe, pas njoftimit nga RASFF, AKU vijon monitorimet dhe verifikimet në terren dhe pikat e inspektimit kufitar.
AKU vijon procedurën e tërheqjes nga tregu të produkteve që RASSF ka evidentuar.
AKU njofton dhe këshillon konsumatorët që të shmangin blerjen e produkteve të mëposhtme dhe nëse kanë blerë të mos konsumojnë produktet e listuara:
KINDER SCHOKOBONS (të gjitha llojet e tyre)
KINDER SCHOKOBONS të gjitha lotet për paketimin 125 g
KINDER SORPRESA MAXI të gjitha lotet për paketimin 100 g
KINDER MAXI MIX te gjitha lotet për paketimin 133 g
Në një pikë inspektimi kufitar është paraqitur subjekt për import produktesh çokollate Kinder dhe bazuar në kontrollin dokumentar e identitar rezultoi se ngarkesa kishte produkt, për të cilin kompania prodhuese ka njoftuar se duhet tërhequr nga tregu.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka proceduar me refuzim në kufi për ngarkesën dhe kthim në vendin e origjinës.
AKU siguron se drejtoritë rajonale dhe trupat inspektuese në terren dhe në pikat e inspektimit kufitar janë në monitorim dhe ndjekje të situatës dhe për çdo zhvillim do të kryhet njoftimi i konsumatorëve,” përfundon njoftimi.