Kryeministri Rama ka prezantuar të ashtuquajturën “Paketa e Rezistencës”, e cila parashikon dhënien e parave për shtresat në nevojë që preken nga shtrenjtimi i çmimeve në tregje; mbështetja e fermerëve dhe përballimi i kostove të rritura të transportit urban dhe interurban për qytetarët. Megjithatë, Rama ka deklaruar se nuk do të hiqet taksa e naftës sepse as çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë.
Sipas Ramës, masat e marra jashtë shtatë:
1- Ne do derdhim 3.6 miliard lekë. Apo 36 milion dollar për të indeksuar pensionet. Kjo masë do jetë që në pensione të radhës 673 mijë e 542 pensionistëve.
3- Kryeministri Rama tha se do të jepen 5 milion dollar shtesë duke e çuar fondin total të naftës pa taksa në 14 milion dollar. Shqipëria eksporton gjysmë milliard dollar në vit prodhime bujqësore.
4- Qeveria do të mbështese të gjithë shqiptartët që përdorin linjat urbane duke derdhur menëhjerë 5 milion dollar për të paguar diferencën e çmimit të biletës që asnjë udhëtar të mos preket nga rritja e çmimit.
5- Do ta sjell dy muaj para futjen në fuqi të ligjit për zerimin e taksës për pagat deri në 40 mijë lekë, përgjysmimin e taksës deri në 50 mijë lekë dhe uljen e taksës për pagat nga 150 000 – 200 000 lekë të reja. 56% e atyre që jetojnë me pagë do të paguajnë zero taksa.
6- Do të fusim në fuqi ligjin për pagën minimale që do të bëhet 32 000 lekë në muajin prill.
7- Do të shtojmë me 200 milion dollar financimin e mburojës së çmimit të energjisë në mënyrë që bizneset e vogla dhe fmailjet të paguajnë sikur këtu nuk ka ndodhur asgjë.